onkurs me shkollat e mesme për njohuritë mbi BE.
Në vijim të aktiviteteve të planifikuara për javën evropiane, Këndi i BE-së në bashkinë Patos zhvilloi sot më datë 21 Maj 2018, konkursin midis nxënësve të shkollave të të mesme të qytetit lidhur me njohuritë mbi Bashkimin Evropian”.
Në konkurs morën pjesë tri shkolla të mesme të bashkisë Patos : “Mustafa Matohiti”, “Zhani Ciko” dhe “Arkea 2000”.
Shkollat u vlerësuan sipas tri treguesve:
- Njohuritë për Bashkimin Evropian
- Piktura më e bukur për Bashkimin Evropian
- Prezantim me Power Point i BE nga secila shkollë.