Skip to main content
Submitted by admin on 8 January 2019

"Mjedis i pastër, jetë e shëndetshme" është titulli i aktivitetit  që Këndi i BE në bashkinë Mallakastër, zhvilloi në bashkpunim me Qendren social - kulturore të fëmijëve të qytetit të Ballshit, në datën 20 Mars 2018. 
Në këtë aktivitet në të cilin morën pjesë nxënësit dhe stafet pedagogjike të të tre shkollave 9 vjeçare të rajonit të Mallakstrës si dhe përfaqësues të bashksië së qytetit dhe komuniteti i prindërve, u transmetuan mesazhe mjaft të qarta e domethënëse për rendësië, vlerat dhe domosdoshmërinë që paraqet mbrojtja e mjedisit.
Një grup nxënësish nga të trija shkollave kishin pregatitur nën kujdesin e mesuesve të tyre dhe ekipit të Këndit të BE ; postera, këshilla në formë esesh dhe pjesë të shkurtëra teatrore me tematikë mjedisin, të cilat u pritën me pjaft me interes nga të pranishmit. 
Në pjesën e dytë të aktivitetit, në disa rrugë të qytetit, me mbështetjen e punonjsve të bashkisë së qytetit, nxënësit vijuan me mbjellien e disa pemëve si simbolika me e qartë e kësaj dite.