Në Ditën Botërore të Sindromës Down, në datën 21 Mars 2018, Këndi i BE në bashkinë Mallakastër, në bashkëpunim me Qendrën “Xhonatan” që ushtron aktivitetin e saj në këtë qytet, organizoi një fushatë ndërgjegjësuese për banorët e qytetit me qëllim inkuraajimin e fëmijëve dhe të të rriturve të prekur nga sindroma Down, për të qenë pjesë aktive dhe normale e shoqërisë.
Sllogani I kësaj fushate ishte “Miqtë e mi, komuniteti im”.
Pas një shtëtitje të qetë në ambjentet e qytetit, të pranishmit në këtë aktivitet, (personat e prekur nga sindroma Doën që trajtohen nga kjo shoqatë), së bashku me ekipin e Këndit të BE, patën nje takim të ngrohtë me të gjithë ekipin e administratës së bashkisë,
Përveç fjalëve të ngrohta dhe ideve të shkëmbyera për përmirësimin e jetës së tyre, pjesa më e madhe e anëtarëve të administratës vendore, ashtu siç edhe është bërë traditë tashme prej kohësh, blenë sasi të ndryshme kartolinash të përgatitura nga fëmijet dhe të rriturit me këtë sindfromë, si dhe çorape të pregatitura prej tyre.
Të gjitha keto kontribute shkuan në ndihmë të terapive të fëmijeve me Sindromën Down.