Skip to main content
Submitted by admin on 16 October 2018

Kendi i BE Kukës në bashkinë Kukës, në bashkëpunim me YËCA  - “Shoqata Shqiptare e Grave kristiane”, zhvilluan sot me date 16 Maj 2018,  një takim në Bashkinë e këtij qyteti në kuadër të projektit: “Askush të mos mbetet pas” (Leave No-one Behind) i cili është një program katërvjeçar i Kombeve të Bashkuara që synon të fuqizojë personat vulnerabël në Shqipëri duke mundësuar një qasje të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen për çështje që ndikojnë në jetën e tyre dhe të sigurojnë llogaridhënien nga personat përgjegjës . 

Në këtë takim, morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria Rajonale Shëndetit Publik në qytetin e Kukësit, Drejtoria Rajonale Arsimore e Kukësit,  Drejtoria Rinisë në bashkinë Kukës si dhe nxënës të shkollës se mesme “Havzi Nela”.