Skip to main content
Submitted by admin on 16 October 2018

Duke përfituar nga Panairi i Aftësive dhe Karrierës, i cili u mbajt në qytetin e Kukësit për herë të parë në datën 30 Maj 2018, Këndi i BE i këtij qyteti, organizoi pjesmarjen në këtë panair me një stendë të hapur për publikun. 

Gjatë kësaj dite, nisur edhe nga pjesmarja shumë aktive e të rinjve në përgjithësi por edhe e qytetarëve, stenda e Këndit të BE, pati një numër të lartë vizitorësh.

Kjo ditë ishte një mundësi shumë e mirë për të promovuar Këndin e BE në këtë qytet, për të shpërndarë informacione të bollëshme në lidhje me funskionimin e tij në qytetin e Kukësit si dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të ndryshme të qytetarëve në lidhje me Këndin dhe BE.