Në datën 27 Mars 2018, Këndi i BE në Bashkinë Kuçovë u vizitua nga një grup nxënësish të shkollës 9-vjeçare “18 Tetori” të këtij qyteti.
Gjatë këtij takimi, nxënësit u njohën nga Koordinatori Lokal i BE, me qëllimin e hapjes së Këndit të BE në këtë bashki, mënyrën e funksionimit dhe me materiale të ndryshme që kishin të bënin me Bashkimin Evropian.
Më pas me nxënësit u zhvillua një seancë informimi në të cilën u prezantua BE; historikut, simbolet dhe institucioneve të saj.