Skip to main content
Submitted by admin on 16 October 2018

Në datën 24 Prill 2018, Këndi i BE në Bashkinë Kuçovë organizoi në ambientet e Qendrës Rinore të këtij qyteti, një takim me të rinj dhe të reja nga komuniteti rom dhe egjyptian nga zonat rurale të kësaj bashkie, 

Te rinjte u njohën nga Koordinatori Lokal i BE, mbi qëllimin e hapjes së Këndit të BE në këtë bashki, mënyrën e funksionimit të tij, materialet e ndryshme promovuese mbi Bashkimit Evropian që ndodhen në ambjentet e këtij Këndi, si dhe u shpjegua se për çfarë mund të përdorej ky Kënd prej tyre. 

Më pas të rinjve iu bë një prezantim i BE, historikut, institucioneve dhe programeve të ndryshme për të rinjtë që mbështeten nga fondet e Komisionit evropian.