Në kuadrin e ditës së tokës në datën 22 prill 2018, Këndi i BE në Bashkinë Korçë, në bashkëpunim me drejtori të tjera të bashkisë së këtij qyteti, shkollat e mesme dhe Univeristetin "Fan Noli" organizuan në kodrat e qytetit një aktivitet për mbjellien e pemëve.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi i qytetarëve duke treguar më shumë kujdes për tokën si dhe sa më shumë gjelbërim për Korçën në Ditën e Tokës!
200 fidanë të rinj u mbollën në kodrat e qytetit nga nxënës të shkollave të mesme, pedagogë dhe studentë të universitetit "Fan S. Noli".
Mesazhi i këtij aktiviteti ndërgjegjësues ishte edhe motoja e tij – “Për një qytet të bukur dhe të gjelbër duhet të kontribuojmë të gjithë”