Në datën 19 Mars 2018, Kendi i BE në bashkinë Klos, organizoi një takim me qytetarë të ndryshëm dhe të rinjtë e shkollës së mesme të qytetit të Klosit, me temën “Qytetaria aktive “.
Në këtë aktivitet, Kordinatorja e BE-së për këtë bashki, Znj.Blediana Hoxha, bëri një prezantim të shkurtër të Këndit të BE të hapur së fundëmi në këtë qytet, funksionimit dhe mundësive që ofron ky Kënd në varësi të nevojave e interesave të të rinjve dhe qytetareve të Klosit.
Të pranishmit patën gjithashtu mundësinë të ndiqnin një seancë informuese rreth Bashkimit Evropian, historikut që nga krijimi e deri në ditët e sotme të tij, stukturat e BE-së si dhe institucionet e rëndësishme të saj.
Temë e rëndësishme diskutimi me këtë grup ishte edhe “Qytetaria aktive” në qytetin e Klosit, nisur nga standartet evropiane të aktivizimit të shoqërisë në komunitet në vendet anëtare të BE.