Në datën 15 Maj 2018, Këndi i BE-së në bashkinë Klos organizoi një aktivitet me nxënës të Shkollës 9-Vjeçare Klos mbi Ditën Ndërkombëtare të Familjes.
Fillimisht u organizua një prezantim mbi këtë ditë nga koordinatorja Lokale e BE-së. Përmes posterave, këshillave dhe interpretimeve të nxënësve të shkollë 9-vjeçare u trasmetuan mesazhe mjaft të qarta, domethënëse për rëndësinë, vlerat dhe domosdoshmërinë që ka “Familja’.
Nxënësit shprehën mendimet e tyre mbi familjen dhe problemet e saj.
Rëndësia e këtij aktiviteti qëndron në njohjen dhe promovimin e familjes dhe vlerave të saj, nxitjen e barazisë midis burrit dhe gruas dhe mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë