Skip to main content
Submitted by admin on 9 October 2018

Në kuadër të Ditës së Evropës me mbështetjen e projektit "Bashkitë për Evropën" të financuar nga BE, në datën 6 Maj 2018, Këndi i BE i bashkisë Fushë Arrës, organizoi një takim informues me disa nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare të Fushë-Arrëzit, "Pjetër Arbnori". 

Në këtë takim u prezantua historiku, themeluesit, simbolet dhe statistikat e BE-së. 

Një falenderim i veçantë për këtë aktivitet shkon për Znjsh Aurora Pashkaj, drejtore e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve të Fushë-Arrëzit e cila së bashku me stafin e saj, vullnetarin e Korpusit të Paqes z. Ryan Sullivan, si dhe drejtoreshën e shkollës 9-vjeçare të Fushë-Arrëzit znj Liza Voci, mundësuan një larmishmëri eventesh gjatë këtij takimi siç ishin edhe interpretimet e ndryshme të nxënësve.