Skip to main content
Submitted by admin on 9 October 2018

Në datën 16 Maj 2018, këndi I BE në bashkinë e Fushë Arrëzit organizoi një takim me fermerët e Njësisë Administrative Iballë, Bashkia Fushë-Arrëz, në të cilin u diskutuan rezultatet e analizës së tokës me synimin e informimit të komunitetit për të qënë më efikas se çfarë dhe kur të mbjellin tokat e tyre në mënyre që të kenë të korra më të mira dhe fitimprurëse. 

Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me organizatën Agropuka. 

Në këtë takim, u realizua njëkohësisht edhe prezantimi I programit IPARD të BE si dhe procedurat e aplikimit, kriteret dhe mënyrën e funskionimit të këtij program. 

Në fund, takimi u mbyll me një diskutim të hapur në lidhje me mundësinë e organizimit të një takimi më të gjerë me të gjithe fermerët e kësaj bashkie, që do synojë trajnimin e fermereve për procedurat e aplikimit në programin IPARD.