Në datën 10 Maj 2018, Këndi i BE pranë Bashkise Elbasan, zhvilloi një takim infomues mbi mundësitë e studimt në Bashkimin Evrope, me nxënës të shkollave të mesme të qytetit të cilët janë njëkohesisht edhe pjestarë të Këshillit Rinor Elbasan.
Me kërkesëm e këtyre të fundit, stafi i Këndit të BE përgatiti një material informues mbi mënyrën e aplikimit, kushtet, afatet dhe shume informacione të tjera të nevojshme për studentët që duan të studiojnë në universitet evropiane.
Një hapësirë të veçantë në prezantim mori edhe programi Erasmus+ i BE për të cilin ka gjithmonë një interes në rritje nga kjo grup – moshë.