Në kuadër të "Ditës ndërkombëtare të Konsumatorit"në datën 15 Mars 2018 , Këndi i BE në bashkinë Durrës, në bashkëpunim me Qendrën e Konsumatorit Shqiptar, zhvilloi 2 takime informuese me nxënësit e shkollave të mesme "Olsi Lasku" dhe "Besnik Hidri" të njësisë administrative Rrashbull të këtij qyteti.
Gjatë këtyre dy takimeve, në fillim të sesioneve të informimit, nxënësit u njohën me projektin"Bashkitë për në Evopë" mbështetur nga Bashkimi Evropian, si dhe Këndin e BE të ngritur tashmë në qytetin e tyre. Gjatë këtij prezantimi ata patën mundësinë të ekspolorjnë përfitimet që kanë ata dhe bashkëmoshatarët e tyre duke pasur një pikë informacioni që ndërlidhet me Bashkimin Evropian në qytetine tyre, dhe mënyrën se si mund ta shfrytëzojnë ata këtë gjë.
Në pjesën e dytë të takimit, ata u informuan mbi standartet evropiane në fushën e mbrojties së konsumatorit, të drejtat që ata kanë si konsumatorë, dhe si mund ti adresojnë ankesat e tyre në institucionet përkatëse.