Më datë 31Maj 2018, Bashkia Durrës zhvilloi dëgjesën publike në kuadër të PBA 2019-2021 për Drejtorinë e Politikave të Zhvillimit (drejtori kjo e cila ka në përbërjen e saj Sektorin e Politikave të Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, që shërben edhe si zyra që merret me aplikimin dhe implementimin e projekteve IPA Crossborder dhe Transnacional që nga viti 2011).
Meqënëse bashkëpunëtorët e kësaj zyre kishin lidhje të drejtpërdrejtë me kontributin e tyre në zhvillimin e turizmit për qytetin e Durrësit, Këndi i BE për qytetin e Durrëst i prezantuar në takime të mëparshme me këta aktorë, gjeti rastin e përshtashëm për lançimin e thirrjes për shpjegimin në kuadër të Programit Interreg ADRION/Thirrja e Dytë dhe u siguroi të interesuarve mbështetje të vazhdueshme nga këndi i BE-së gjatë procesit të aplikimit.