Më datë 2 qershor, 2018, Departamenti i Drejtësisë në Fakultetin e Shkencave Politike-Juridike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) organizoi konferencën shkencore me temë: “Miradministrimi si dimension i rëndësishëm në integrimin drejt Bashkimit Europian”.
Pjesë e këtij paneli paneli ishin Prof. As. Dr. Andon Kume, Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike – Juridike, z. Florian Tahiri, Nënkryetar i Bashkisë Durrës, EU-Desk Durrës Znj.Pranvera Gagani, Znj. Mona Xhexhaj, Drejtore Programi në European Movement Albania, si dhe përfaqësues të “Aleancës Kombëtare të Studentëve Senatorë”.
Në fjalën e saj kordinatorja e BE-së për Bashkinë Durrës, Znj Pranvera Gagani, pasi bëri një prezantim të shkurtër të thelbit të projektit"Bashkitë për në Evropë", bashkëpunimeve të sukseshme të këndit të BE-së Durrës dhe UAMD-së, falenderoi 45 akademikët të cilët do të prezantonin punimet e tyre shkencore dhe i ftoi ata të vizitojnë Këndin e BE-së pranë bashkisë së qytetit për të parë nga afër punën dhe mundësitë që ofron ky kënd për rrugëtimin e tyre akademik nëpërmjet ERASMUS+.