Skip to main content
Submitted by admin on 19 September 2018

Në datën 11 Prill 2018, Këndi i BE në bashkinë Cërrik, zhvilloi një takim informues me nxënësit e shkollës së mesme “Miranda Baku” në fshatin Gostimë të qytetit të Cërrikut.

Gjatë këtij takimi, nxënësit e klasave të 12 – ta të kësaj shkolle, jo vetëm u  njohën me Këndin e BE që është hapur tashmë në bashkinë Cërrik, rrolin dhe detyrat e tij, por ndoqën një prezantim të gjerë në lidhje me politikat rinore të BE, si dhe programin Erasmus Plus që mbështet shkollimin dhe lëvizshmërinë e të rinjve në vende të ndryshme anëtare të BE. 

Në fund, të rinjtë shtruan disa pyetje të rëndësishme në lidhje me Këndin dhe mënyrën e marrjes së informacionit prej tij, duke qenë se ata janë pak larg qytetit të Cërrikut. Koordinatorja e BE për këtë qytet, iu komunikoi atyre kanalet e komunikimit si dhe mënyren e marrjes së infromacionit të detajuar për çështje që i shqetësojnë ata.