Skip to main content
Submitted by admin on 19 September 2018

Ditën e premte, në datën 6 Prill 2018, Koordinatori i Këndit të BE në Bashkinë e Bulqizës, realizoi një takim me nxënësit më aktivë të shkollës së mesme të përgjithëshme të qytetit. 

Ky takim, vjen në kuadrin e një sërë nismash që po projektohen për tu ndërmarrë në këtë qytet, me qëllimin për ta bërë sa më aktiv dhe ndërveprues komunitetin.

Këndi i BE në këtë qytet, po punon për ngritjen e disa grupeve rinore në qytetin e Bulqizës, dhe më pas të asisitojë në përforcimin e kapaciteteve të këtyre grupeve në lidhje me shkrimin dhe administrimin e projekteve të ndryshme, ndaj takimi i sotëm, vjen si një nevojë për tu mbështetur kryesisht në të rinjtë dhe të rejat më aktivë të qyetit.