Në datën 17 Prill 2018, Këndi i BE-së në Bashkinë Belsh organizoi një takim informues në lidhje me programet dhe fondet e Bashkimit Evropian, me strukturat e brendëshme të kësaj bashkie; Drejtoria e Bujqësisë, Drejtora e Urbanistikës, Drejtoria e Turizmit dhe ajo e Kulturës.
Gjatë këtij takimi informues, të pranishmit patën rastin të marin një informacion të gjerë në lidhje me programin IPA ( faza e dytë), si dhe programet e ndryshme evropiane ( Horizon 2020, COSME, Evropa për qytetarët) në të cilat vendi ynë mer pjesë me të drejta të plota,
Duke qenë që Belshi është një bashki me një sipërfaqe të madhe toke bujqësore ku operojnë shumë fermerë, qoftë ne mënyrë individuale ashtu si edhe të grupuar, një vëmëndje e shtuar nga ana e të pranishmëve ishte ndaj programit IPARD – faza e dytë, i cili mbështet me incentiva të ndryshme fermërt.
Në takim u diskutua gjithashtu për nevojën e koordinimit midis vetë punonjëve të bashkisë, në sektorë të ndryshëm, për marjen në kohë të informacioneve në lidhje me thirjet e ardhshme për propozime nga instrumentat financiar të sipër përmendura si dhe publikimin dhe shpjegimin në kohë të udhëzuesve dhe afateve për aplikime të këtyre thirrjeve nga ana e Këndit të BE në këtë qytet.