Skip to main content

Projekti “Bashkitë për në Evropë”, i cili tashmë ka hyrë në një faze të qëndrueshme bashkëpunimi me Njësitë e Qeverisjes Vendore në Shqipëri, zhvilloi në datën 21 Mars 2018, në bashkëpunim me Këndin e BE në qytetin e Belshit dhe bashkinë e këtij qyteti aktivitetin me titull: “Liqenet e Belshit - Të ruajmë dhe vlerësojmë pasuritë tona natyrore dhe kulturore, si bazë për zhvillimin e qëndrueshëm”.

Aktiviteti u ideua nga grupi organizues: Këndi i BE dhe bashkia Belsh, në kuadër të Ditës Botërore të Ujit, tema e së cilës për vitin 2018 është “Natyra për Ujin”

Aktiviteti u zhvillua në dy forma; duke ndërthurur kontributin e komunitetit si dhe vlerat e zonës nëpërmjet një panairi artizanal me produkte vendase, me një sesion diskutimi në lidhje me pasuritë ujorë të zonës së Belshit, liqenet dhe faunën e tyre. 

Ndërsa në pjesën e panairit artizanal, qytetarët dhe të ftuarit (përfaqësues të qeverisë, deputetë të zonës, Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, autoritetet vendore etj…) patën mundësi të njihen me produktet e zonës, si një vlerë që vjen prej burimeve natyrore të Belshit,  në sesionin e diskutimit, të pranishmit, në prezencë të shumë qytetarëve, fermerëve dhe shkollave profesionale, ndoqën referate të ndryshme në lidhje me përpjekiet për zhvillimin e qendrueshëm në zonën dhe liqenet e Belshit.  

“Prezenca e 84 liqeneve, jo vetem që është një pasuri e madhe natyrore, por është edhe një atraksion turistik, i cili po kthehet në një burim ekonomik për popullsinë e Belshit” -  u shpreh në fjalën e tij Z.Arif Tafani, Kryetar i Bashkisë Belsh, ndërsa Z.Blendi Klosi, Ministri i Turizmit dhe mjedisit, theksoi rëndësinë që ka ky rajon si dhe kontributin e tij në ruajtien e një mjedisi të pastër në Shqipëri.

Znj. Olga Anghelakis. Shefe e Seksionit për Reformat ekonomike dhe Infrastrukturën në Delegacionin e BE, e cila përshëndeti këtë takim, tha ndër të tjera në fjalën e saj se – “ Mbështetja në vazhdimësi e Shqipërisë nga Bashkimi Evropian për të rritur kapacitetet kombëtare në lidhje me ruajtien e natyrës dhe pregatitjen për Rrejtin “Natyra 2000”, ka për qëllim ndëryrjen në disa zona të përzgjedhura të ruajtura në vend, dhe të ndërthurin mbrojtien e natyrës më zhvillimin e qënsrueshëm të turizmit”  

Takimi u përshëndet gjithashtu edhe nga Z.Bekim Murati, Drejtor i Agjensisë për Vete-Qeverisjen vendore, i cili në fjalën e tij u shpreh se : “Ne duhet të informojmë, të edukojmë dhe punojmë më komunitetin që edhe ata të kuptojnë më mire Bashkimin Europian dhe politikat e tij”.

Projekti Bashkitë për në Evropë, i cili po mbështet dhe do të vijojë të bashkë - organizojë me Këndet e BE, një event madhor tashmë në secilën bashki të vendit, duke përçuar jo vetëm mbështetjen e BE në nivel vendor por edhe mesazhet dhe politikat e zhvillimit të qëndrueshëm referuar datave dhe ditëve më domethënëse botërore dhe atyre evropiane, është konsideruar tashmë si një mekanizëm tejet efikas nga strukturat e qeverisjes vendore dhe asaj qëndrore në fuqizimin e kapaciteteve të qeverisjes vendore si dhe në përpjekiet e tyre në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit. 

 

Konteksti

Dita Botërore e Ujit

Në 22 Mars të çdo viti, mbarë vendet në të githë botën organzojnë aktivitete të ndryshme. Tema e Ditës Ndërkombëtare të Ujit për vitin 2018 është “Natyra për Ujin” – explorimi i zgjidhjeve të sfidave të ujit nëpërmjet natyres në shëkullin 21. Prishja e ekosistemeve ndikon në sasinë dhe cilësinë e ujit të pijëshem për mbarë njerëzimin. Sot, 2.1 miliard njerëz jetojnë pa ujë të pijshëm në shtepitë e tyre, çka ndikon në shëndetin e tyre, edukimin dhe jetëgajtësinë e tyre. Qëllimi 6 i stratëgjisë botërore për zhvillimin e qëndrueshëm e angazhon  të gjithë globin të sigurojë që çdo qëne njerëzore që jeton në planetin tonë të ketë akses në ujin e pishëm brenda vitit 2030, duke u fokusuar në ruajtien e mjedisit dhe reduktimin e ndotjeve.