9 qershor – Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Vlorë zhvilloi një diskutim të hapur me studentë dhe të rinj në auditorët e Kolegjit Universitar “Pavarësia”, Vlorë, me temë procesin e integrimit dhe rolin e të rinjve, si qytetarë aktivë që do të çojnë përpara këtë proces të rëndësishëm të vendit.
Ky aktivitet i Zyrës së Bashkimit Evropian në Bashkinë e Vlorës, u zhvillua në bashkëpunim edhe me Akademinë e Studimeve Politike.
Aktiviteti respektoi të gjitha masat e përcaktuara në protokollin për Covid 19: distancimiin fizik, matjen e temperaturës, dezinfektimin e duarve - masa të cilat janë ndërmarrë nga Kolegji Universitar Pavarësia Vlorë, qysh në njoftimin nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për rinisjen e procesit të mësimdhënies.
Diskutimi mes të rinjve ishte i fokusuar në plotësimin e kushteve, reformave të ndërmarra dhe rolit aktiv të faktorit ndërkombëtar për realizueshmerinë e tyre. / bpe.al