Elbasan, 8 Maj 2019 - Mes flamujve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe një atmosferë të kuruar në detaje, kopshti nr 9 organizoi një aktivitet me temë “Rruga për në Europë kalon nga ne”. Fëmijët kishin përgatitur me duart e tyre flamujt e shteteve të ndryshmë të Europës, ku informuan njëri-tjetrin rreth popullsisë, kryeqyteteve e shumë veçorive më interesante të këtyre shteteve.
Vogëlushët ishin përgatitur shumë mirë dhe i shpalosën njohuritë e tyre në një ambient që në çdo cep fliste rreth njohjes së Europës.
Aktiviteti u realizua me iniciativë të Këndit të BE-së Bashkia Elbasan në kuadër të Javës së Evropës në bashkëpunim me stafin e kopshtit nr.9. Krijimtaria e fëmijëve në formimin e flamujve dhe mënyra e të shprehurit rreth njohurive të shteteve ishin vërtetë impresionuese e cila tregon qartazi me entuziazëm te plotë që “Rruga për në Evropë kalon nga ata” .
Me shpresën se një ditë të afërt edhe flamuri ynë do të valëvitet krah flamujve të shteteve anëtare të BE-së, fëmijët e përmbyllën aktivitetin nën tingujt e këngës dedikuar flamurit kuq e zi.
Ky aktivitet u pasqyrua në mediat lokale.