Skip to main content
  • “Menaxhimi i projekteve të financuara nga BE”, trainimet vazhdojnë në Shkodër

    Shkola Shqiptare e Administratës Publike, në bashkëpunim me projektin “Bashkitë për në Evropë, ka vazhduar serinë e trainimeve në kuadër të fazës II të projektit.

    Ndalesa e radhës ishte qyteti i Shkodrës, ku drejtues dhe specialistë të Njësive të Integrimit Evropian, kanë qenë pjesë e një trainimi me temë “Menaxhimi i Projekteve të Financuara nga Bashkimi Evropian në Praktikë”, ku ekipi i ekspertëve të projektit dhe përfaqësuesit e Njësive të Integrimit janë mbledhur në datat 6 dhe 7 dhjetor 2021.

  • Të rinjtë “qëndisin” me penela, trashëgiminë kulturore dhe historike të Vlorës

    Njësia e Integrimit Evropian, Bashkia Vlorë, ka organizuar një Ekspozitë Shëtitëse me punime të krijuara prej nxënësve të shkollës “Naim Frashëri” në qytet.

    Pasuria natyrore dhe trashëgimia kulturore dhe tradia e këtij qyteti me peshë të madhe në historinë e Shqipërisë, kanë dominuar punimet e të rinjve.

    Ekspozita shëtitëse së fundi është ndalur në Bashkinë e Vlorës, aty ku do të qëndrojë deri në Ditën e Rinisë, 8 Dhjetor.

  • Ambasadori Soreca: Roli i qeverisë vendore në procesin e pranimit në BE është themelor

    Fjala e Ambasadorit, Z. Luigi Soreca në Konferencën “Bashkitë shqiptare dhe procesi i integrimit në BE”

    I nderuar Kryenegociator,

    I nderuar Zëvendësministër,

    Të nderuar përfaqësues të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Financat dhe Ekonominë, Agjencisë për Mbështetjen e Pushtetit Vendor dhe Shkollës së Administratës Publike,

    Të nderuar autoritete vendore,

    Të nderuar kryetarë të bashkive dhe drejtues të Njësive të BE-së,

    Kolegë, zonja dhe zotërinj,

    Faleminderit që pranuat ftesën time!

  • Kryenegociatori Mazi: Vetëqeverisja vendore, gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt BE

    Përshëndetja e Kryenegociatorit, Z. Zef Mazi në aktivitetin e fillimit të projekteve “Bashkitë për në Evropë”, “BE për Bashkitë” dhe “STAR III”

    Të nderuar Kryetare të Bashkive

    Shkelqesia Juaj Z.Ambasador Soreka

    I Nderuar Zv.Minister Mahila  

    Të nderuar pjesëmarrës 

    Eshtë kënaqësi për mua të marr pjesë në këtë aktivitet që hedh vështrimin tek vetëqeverisja vendore. Ajo eshte nje gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

  • ASPA dhe Bashkitë për në Evropë nisin serine e trainimeve me Njësitë e Integrimit

    Shkolla Shqiptare për Administratën Publike, në bashkëpunim me projektin “Bashkitë për në Evropë” ka nisur serinë e trainimeve në kuadër të programit të Integrimit Evropian në Nivel Vendor, me të 61 bashkitë e Shqipërisë.

    Në datat 9-10 nëntor, u realizuan seancat e trainimit me grupin e specialistëve të rinj të Njësive të Integrimit Evropian. 

    Specialistët e këtyre strukturave në bashkitë Berat, Fier, Himarë, Memaliaj, Kukës, Lushnje, Shijak, Mat, Lezhë, Kamëz, Roskovec, Kurbin, Vlorë, Tiranë janë trainuar për tema rolin dhe veprimtarinë si dhe strukturat e menaxhimit të njësive në nivel vendor, dhe komunikimin me publikun.