Skip to main content
  • Të rinjtë e Kuçovës, vizitë mësimore në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

    “Vizitë mësimore në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja”
    Për të festuar Ditën Evropiane të Gjuhëve, Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Kuçovë, në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe me mbështetjen e "Bashkitë për në Evropë", një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, organizuan një vizitë dhe turne mësimor, me nxënës të gjimnazit "5 Tetori", në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

  • Tetori i Librit dhe Leximit / “Bashkitë për në Evropë” dhuron libra për nxënësit në Divjakë

    Në kuadër muajit Tetor, i cili është pagëzuar nga Ministria e Kulturës si “Muaji i Librit dhe Leximit”, Bashkia e Divjakës iu bashkua Panairit të Libri, cili u organizua në Shkollën 9-vjeçare “Koli Sako” në Divjakë.
    Krahas dhurimeve të bëra nga ZVAP Divjakë dhe një Shtëpi Botuese, Zyra e Integrimit Evropian në Bashkinë e Divjakës kontribuoi në aktivitetin e shkollës nëpërmjet Projektit “Dhuro një libër, hap një Dritare“,financuar nga “Projekti Bashkitë për në Europë”.

  • “Bashkitë për në Evropë”, si best practice në mbledhjen e Komitetit të Rajoneve

    Mbledhja e radhës e Komitetit të Rajoneve, e mbajtur në Bruksel në datat 6-7 korrik 2022, ka patur në fokusin e vet zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit Evropian.

  • “Bashkitë për në Evropë” përmbyll ciklin e trainimeve për Integrimin Evropian në nivel Vendor

    “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, ka përmbyllur në datat 27-28 qershor ciklin e trajnimeve rajonale për "Integrimin Evropian në Nivel Vendor" së bashku me ASPA-n dhe grupin e 4-rt të stafeve të reja të Njësive të Integrimit Evropian.

  • BpE dhe ASPA, trainimet mbi rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit vijojnë në Vlorë

    Në datat 9-10 qershor, “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, organizoi në bashkëpunim me ASPA sesionin e dytë të trainimeve mbi rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit evropian.
    Sesionet e trainimeve me grupin e dytë të stafeve të Njësive të Integrimit Evropian u zhvilluan në qytetin e Vlorës.