… dhe dita ndërkombëtare e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm. Aktivitete nga Bashkia Patos
Njësia e Integrimit Europian Patos zhvilloi aktivitetin me të rinjtë e bashkisë së qytetit, në kuadër të dy ditëve ndërkombëtare:
Dita Ndërkombëtare e grave dhe vajzave në shkencë.
Dita Ndërkombëtare e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.
Të rinjtë patën mundësi të intervistonin dy prej grave të cilat kanë arritur shumë në fushën e shkencës, mësuese Ervjolën në fushën e matematikës dhe mësuese Marigon në fushën e biologjisë. Gjithashtu të rinjtë e grupit STEM arritën të prezantonin njohuritë e tyre dhe pasionin që kanë për shkencën.
Lidhur me ditën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet një loje interaktive të rinjtë u përfshin në zbulimin e informacioneve se çfarë konsiderohet një akt ekstremist si dhe rreth situatës aktuale në mbarë botën.
Ky aktivitet u mbështet nga projekti “Bashkitë për në Europë”.
#bashkitëpërnëevropë #municipalities4europe