Skip to main content

Qytetarë digjitalë, e ardhmja e çdo qyteti “të mençur”

Zbuloni se si platformat e qytetarëve digjitalë mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve vendore

Me të gjitha të drejtat që na mundëson të fitojmë, qytetari digjital është bërë një pjesë integrale e të gjithë paradigmës së të qenurit një qytetar i shekullit të 21-të. Nëpërmjet zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe orientimit të së ardhmes drejt rrjeteve super të shpejta 5G, integrimi i individit brenda këtij sistemi bëhet thelbësor, në mënyrë që ai jo vetëm të ketë një angazhim shoqëror tërësor, por gjithashtu të përfshihet më tepër në institucionet qeveritare (lokale dhe kombëtare) dhe në procese më të gjera shoqërore e politike.

Teknologjia që ne përdorim për të ndërtuar të ardhmen digjitale është këtu dhe po zbatohet nga e gjithë bota, me qëllimin e vetëm që të përmirësojë çdo komunitet. Shembujt variojnë nga shërbimet digjitale të zhvilluara së fundmi në disa kryeqytete të Afrikës Lindore si Nairobi dhe Kigali, tek përpjekjet e vendeve për një integrim të plotë në një shkallë të lartë të qytetarit digjital – si në Estoni, ku mund të hapësh, operosh dhe dokumentosh taksat për biznesin tënd, online.

Urbanizimi si një forcë lëvizëse

Me mbi 50% të popullsisë globale që jeton në zonat urbane (shifra do të arrijë në 68% në vitin 2050 sipas OKB), roli i qyteteve për t’u kthyer në një aspekt kyç në jetën e përditshme, po bëhet gjithmonë e më i rëndësishëm. Tani më shumë se kurrë, qytetet duhet të ngrejnë kapacitetet e tyre teknologjike me një ritëm më të lartë, në mënyrë që të bëhen më “inteligjentë”.

‘Qyteti i zgjuar’, sigurisht që lëvdohet me infrastrukturën e mirë fizike – rrugët, urat, sistemet e ujit dhe ujërave të zeza, parqet, transportin publik… Të  gjitha këto nuk do të jenë asnjëherë të tepërta e do të vazhdojnë të kenë një rëndësi parësore në menaxhimin sa më të mirë të qytetit.  Megjithatë, të qenurit “i zgjuar” ka nevojë për integrimin e secilit prej këtyre aspekteve brenda një kornize teknologjike, e cila do të lejojë efektivitetin dhe efiçiencën e tyre të rritet, nëpërmjet sinergjisë menaxhuese.

Riformësimi i jetës ashtu si dimë ne

Qëllimi i adaptimit të zgjidhjeve të reja teknologjike në strukturën funksionale të qytetit është riformësimi i jetës moderne dhe mënyrës se si ne bashkëveprojmë dhe menaxhojmë mjedisin urban që na rrethon. Kjo do të kërkojë ri-rregullime thelbësore nga sistemet menaxheriale dhe shoqëria. Lajmi i mirë është se kjo nuk është një masë e vetme që duhet të merret në çast, nga e cila do të varet gjithçka, por më tepër një proces gradual i masava të shumta që duhet të përmirësohen, integrohen dhe zgjerohen me kohën, në mënyrë që të favorizojnë ndryshimin e nevojshëm me ritmin e pranueshëm të ndryshimit dhe përshtatjes graduale.

Një pjesë thelbësore e këtyre përpjekjeve është digjitalizimi i komunikimit dhe bashkëveprimi ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë lokale, në mënyrë që të gjitha përfitimet që qyteti i zgjuar mund të ofrojë të arrijnë siç duhet tek çdo qytetar digjital, dhe efektet të ndihen në jetën e përditshme.

Pasi të jenë ndërmarrë këto hapa për të aksesuar shërbimet e qytetit (si parkim, lëvizshmëri, biletari), me lehtësi nga xhepat e qytetarëve nëpërmjet telefonave të tyre celularë, një bashki e zgjuar mund të përmirësojë komunikimin dhe të ndërtojë në mënyra të tjera virtuale, por të gjitha këto si aspekte të rëndësishme të bashkëveprimit në qytet.

Qytetari digjital: një zgjidhje e zgjuar që i duhet çdo qyteti

Një platformë e zgjuar digjitale mund të përdoret nga drejtuesit bashkiakë për të lidhur qytetarët në një debat rreth së tashmes dhe të ardhmes së qytetit, në mënyrë që dhe ata të ndihen të përfshirë në proces. Bota digjitale ka shumë mjete nëpërmjet të cilëve, rezultate të tilla mund të arrihen për të formësuar dhe komunikuar më mirë politikat publike dhe për të rritur besimin në autoritetet lokale.

Një mënyrë tjetër se si platforma e Qytetarit Digjital mund të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve lokale dhe në gjetjen e arritjen e zgjidhjeve optimale është që të përdoret për të luftuar problemin e informacionit jo të përshtatshëm dhe lajmeve të rreme, duke krijuar kanale të besueshme për zyrtarët e qytetit që të mundësojnë informacionin e duhur për publikun dhe një situatë më të mirë për dialog.

Si mundet Telelink City të ndihmojë qeverinë lokale në implementimin e Qytetarit Digjital?

Me Telelink City ju do te keni një partner në integrimin e teknologjive të reja e thelbësore në të dyja infrastrukturat fizike, gjithashtu dhe do t’iu ndihmojë në krijimin dhe operimin e infrastrukturës digjitale dhe kapaciteteve për të arritur objektivin e realizimit të qytetarit digjital në qytetin tuaj.

Ne kemi zhvilluar, provuar dhe testuar zgjidhje për menaxhimin e zgjuar të çdo aspekti të mjedisit të qytetit. Së bashku me të, Telenik City ka krijuar një platformë të ndërlidhur e të integruar për qytetarin digjital, e cila është shumë e përshtatshme, e lehtë për t’u zbatuar dhe nuk kërkon burime shtesë e shumë të komplikuara teknologjike nga drejtuesit e qytetit.

Në të njëjtën kohë, ai ofron zgjidhje në shumë fusha të zhvillimit të një qytetari digjital tërësisht funksional, si:

  • Biletat nëpërmjet telefonit
  • Lëvizshmëria urbane
  • Parkimi
  • Portali I informacionit
  • Aspekti shoqëror dhe ndërlidhja
  • Survejime
  • Alarme dhe lajmërime
  • Ankesa dhe sugjerime
  • Jeta kulturore dhe ngjarje
  • Pika interesi
  • Jetesë dhe pjesëmarrje aktive

Ju mund të drejtoni rrugën drejt tranformimit digjital të qytetit tuaj.

Na kontaktoni sot edhe le të flasim në mënyrë të zgjuar!

Burimi:  https://www.themayor.eu/en/digital-citizenship-is-the-future-of-every-c…