Skip to main content

BE në qytetin tim : Sfida. Mundësi. Zhvillim

Bashkitë për në Evropë, në bashkëpunim me Këndin e BE në Vlorë dhe bashkinë e këtij qyteti, organizuan sot një konferencë lokale, me aktorë të ndryshëm të qytetit të Vlorës: Organizata të shoqërisë civile, akademikë, grupe biznesi, student, përfaqësues nga institucione vendore, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri si dhe atyre të ambasadave të vendeve anëtare të akredituar në vendin tonë. Konferenca pati në qendër të vëmendjes zhvillimin e qytetit të Vlorës dhe perspektivën e saj evropiane.

Gazetarë të mediave kombëtare dhe lokale në Shqipëri vizitojnë projektin “Bashkitë për në Evropë”

Gjatë ditës së sotme, gazetarë të mediave kombëtare dhe lokale shqiptare vizituan disa projekte të financuara nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, duke përfshirë ndër të tjera edhe këndin e BE-së në qytetin e Lushnjes, pjesë e projektit “Bashkitë për në Evropë”; një iniciative kjo e BE për mbështetjen e qeverisjes vendore në 61 bashkitë e vendit.

Nis në Lushnje Projekti Bashkitë për në Evropë financuar nga BE

Projekti “Bashkitë për në Evropë” realizoi sot në qytetin e Lushnjes, takimin e pare kombëtar me Kryetarët e Bashkive dhe koordinatorët lokalë të cilët do të administrojnë Këndin e BE –së ne secilën bashki të Shqipërisë, duke shënjuar kështu edhe fillimin normal të punës së këtij projekti me të gjithe aktorët dhe faktorët vendorë.
Subscribe to