Aktivitete

Raporti i dytë i Vlerësimit të Procesit të Integrimit u prezantua sot, e enjte 05.03.2020 në Bashkinë Skrapar. Cila është qasja e Bashkive në vend ndaj procesit të integrimit, nismat dhe projektet përmes së cilave bashkitë mund të marrin rol faktorial në përshpejtimin e këtij procesi, këto edhe shumë të tjera u trajtuan në takimin e mbajtur mesditën e sotme në Çorovodë. Takimi u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë Skrapar z. Adriatik Mema, i cili gjatë mesazhit të dhënë vlerësoi nismat e marra deri tani nga të gjithë institucionet dhe organizmat dhe vlerësoi rolin që ka autoriteti vendor.

05 Mar 2020
“Roli i Bashkive në procesin e Integrimit Evropian” ka mbërritur edhe në Patos si pjesë e turit të takimeve publike që projekti “Bashkitë për në Evropë”, po zhvillon në çdo bashki të vendit për të prezantuar gjetjet e raportit të Vlerësimit të Performancës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri kundrejt procesit të Integrimit në BE.
03 Mar 2020

Projekti “Bashkitë për në Evropë”, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të delegacionit të BE në Tiranë, kryetarëve të Bashkive, administratave lokale, grupeve të interesit dhe komunitetit, në vijim të botimit të këtij raporti, ka nisur një tur takimesh në të 61 bashkitë e Shqipërisë

06 Shk 2020

Së bashku me Znj. Xhesi Sinakolli përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Znj. Jolanda Trebicka drejtuese dhe koordinatore e projektit "Bashkitë për në Europë" dhe Znj. Iva Çoku drejtuese e programit për Promovimin e Diversitetit, zhvilluam një takim informues mbi  problematikat e ndryshme që shqetesojnë bashkinë tonë si dhe mundësin e financimit të projekteve me fondeve të BE për zgjidhjen e tyre. 

14 Shk 2020

“Matja e performancës së Bashkive ka një rëndësi të veçantë, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Kështu ka deklaruar kreu i Programit për Qeverisjen e mirë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Z. Orlando fusco, gjatë takimit të zhvilluar në Bashkinë e Lezhës për prezantimin e Raportit të Vlerësimit 2018.

11 Shk 2020

Prezantojmë para administratës së Bashkisë, përfaqësuesve të shoqërisë civile, komunitetit Raportin e Vlerësimit 2018

13 Shk 2020