Skip to main content

Gjatë vizitës në Këndin e BE në Lushnje, gazetarët u njohën më nga afër me punën e deritanishme të këtij projekti, dhe sidomos, me aktivitein e Këndit të BE në këtë qytet. Znj. Eriselda Sefa, Koordinatore lokale e BE në qytet dhe njëkohësisht administrues e këtij Këndi, I njohu gazetarët me punën e përditëshme dhe mënyrën e funksionimit të Kendit të BE në këtë qytet dhe shpjegoi pritshmërite e qytetarëve në lidhje me njohuritë që ofrohen nga ky Kënd. Më tej, Z. Orlando Fusco Meanxher i Programit për Qeverisjen e Mirë në Delegacionin e BE në Tiranë, iu shpjegoi të pranishmëve, rëndësinë që BE i ka dhënë së fundëmi zhvillimit të qeverisjes vendore në Shqipëri si dhe qëlimin e këtij projekti I cili synon të sjellë BE më  pranë qytetarëve shqiptarë.

Ky takim në qytetin e Lushnjes u mbajt në kuadër të një vizite kombëtare që gazetarëve të ndryshëm të medias kombëtare dhe lokale të cilët ndoqën një kurs trajnimi mbi funksionimin e BE-së. Gjatë kësaj dite ata zhviluan disa takime në disa prej projekteve te mbështetura nga BE në Shqipëri. Të shoqëruar nga drejtuesit e programeve të Delegacionit të BE-së, ata u njohën nga afër edhe me zyrën e rinovuar të punësimit në Kavajë, pjesë e programit për mbështetjen e reformave sektoriale, si dhe parkun arkeologjik të Apollonisë në Fier, ku u njohën me investimet për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore si dhe me investimet në sektorin e ujërave dhe në infrastrukturën e qytetit.