Rreth nesh
Projekti Bashkitë për në Evropë, është një nismë e Bashkimit e Evropian, e cila synon forcimin e kapaciteteve të qeverisjes së nivelit lokal në lidhje me BE-në dhe nevojën për të angazhuar më shumë pushtetin lokal në lidhje me çështjet e BE të lidhura me komunikimin.
Objektivat tona janë:
NDËRTIMI I INSTITUCIONEVE
- Përfundimi i procesit të ngritjes së Njësive të Integrimit, si pjesë integrale e strukturës organizative të Bashkive
- Rishikimi i procedurave për funksionimin dhe punën e përditshme të Njësive të Integrimit Evropian
- Mbështetje e Njësive të Integrimit, për të përmirësuar sistemin e raportimit
- Organizimi i aktiviteteve rrjetëzuese mes Njësive të Integrimit Evropian dhe ndarje eksperiencash mes tyre
- Mbështetje e mentorimit dhe trajnimit koleg-me-koleg
NDËRTIMI I KAPACITETEVE
- Forcimi i kapaciteteve të stafeve të Njësive të Integrimit Evropian, për informimin e kolegëve, mbi politikat e BE dhe proçesin e negociatave
- Vizita studimore dhe seminare të organizuara nga BpE
- Vizita dhe seminare përmes bashkëpunimit me programin e TAIEX (Instrumenti i Komisionit Evropian për Asistencën Teknike dhe Shkëmbimin e Informacionit)
- Rritje e ndërgjegjësimit të administratës lokale mbi rolet, proceset dhe detyrimet e anëtarësimit
- Seminare me zyrtarë të lartë të bashkive
- Trainime të stafeve të administratës lokale, mbi procesin e integrimit
INFORMIMI DHE QASJA NE FONDET E BE
- Mbështetje për rritjen e numrit të aplikimeve në projekte nga ana e bashkive
- Zhvillimi i udhëzuesve praktikë, në lidhje me aplikimet për projekte
- Organizimi i trainimeve gjatë thirrjeve të hapura për projekte
- Organizimi i seancave online, mbi mësimet e nxjerra nga proceset e aplikimeve
- Mbështetje gjatë procesit të zbatimit të projekteve
- Forcim i kapaciteteve të bashkive për plotësimin e kërkesave dhe menaxhimin e procedurave të granteve
- Mbështetje ad-hoc Ministrisë përkatëse, për programimin dhe zbatimin e programeve të financuara nga BE
TRAINIME PËR ÇËSHTJET E LIDHURA ME BE
- Pasurimi i kurikulës së trainimeve dhe librarisë së ASPA, për çështjet e lidhura me BE, rolin e qeverisjes lokale në procesin e integrimit
- Kryerja e vlerësimit të nevojave për trainime për administratën bashkiake
- Rishikimi dhe përditësimi i kurikulës së trainimeve
- Koordinimi i metodologjisë së trainimeve të BpE me atë të ASPA
VLERËSIMI I PERFORMANCËS
- Mbështetje për krijimin e një sistemi monitorimi, për zbatimin e rekomandimeve të procesit të Vlerësimit të Performancës së Bashkive në kuadër të Integrimit Evropian të Shqipërisë (“Mapping”), me perfshirjen e shoqerise civile dhe keshillave bashkiake
- Mbështetje Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, për rishikimin e udhëzimeve dhe kalendarit të Vlerësimit të Performancës
- Mbështetje Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore për përgatitjen e “pasaportës së indikatorëve”
- Mbështetje për përgatitjen, konsultimin dhe shpërndarjen e përvitshme të Raportit të Vlerësimit të Performancës
- Mbështetje institucioneve të përfshira, për përmirësimin e kuadrit institucional dhe ligjor për monitorimin e performancës
KOMUNIKIMI & PËRHAPJA E INFORMACIONIT
- Asistencë Ministrisë së Brendshme, për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të menaxhimit të informacionit për financimet e huaja në nivel vendor (projekte të zbatuara nga bashkitë)
- Integrimi i mjeteve të komunikimit në një portal unik të Bashkitë për në Evropë
- Zhvillim i një aplikacioni mobile për qasjen në platformën e intranetit
- Përditësimi dhe rritja e mbështetjes së mediave sociale të BpE
ORGANIZIMI I AKTIVITETEVE NGA NJËSITË E INTEGRIMIT
- Mbështetje NJIE për organizimin e aktiviteteve publike • Mbështetje NJIE për organizimin e fushatave tremujore tematike
- Hartim i kalendarit të aktiviteteve
- Mbështetje e Delegacionit të BE dhe Njësive të Integrimit Evropian për organizimin e aktiviteteve të Javëve të Evropës