Bashkitë për në Evropë, në bashkëpunim me ASPA, kanë vijuar trajnimet për Menaxhimin financiar – raportimin dhe auditimin e projekteve të huaja, këtë herë me bashkitë e qarqeve të Beratit dhe Fierit.
Gjatë tre ditëve të trajnimit janë trajtuar temat e hartimit të planit të punës dhe kushteve financiare, grupet e punës dhe ndarjave e detyrave në bashki, marrëdhënia me partnerët e projektit si dhe angazhimi i burimeve njerëzore.
Gjithashtu, trajnuesja me eksperiencë ka shtjelluar temat e raportimit financiar të fondeve të BE-së, parimet e përgjithshme dhe format e raportimit, raporti i ndërmjetëm, final, raporti i verifikimit të shpenzimeve.
Në ditën e tretë të trajnimit, është bërë prezantimi i sukseseve dhe sfidave teknike të ndeshura gjatë zbatimit të granteve EU4M, të tilla si sfidat gjatë implemetimit në përmbajtje (organizimi i punës dhe manaxhimi i grantit sipas planit të punës), sfidat gjatë implementimit financiar dhe prokurimeve publike, sfidat në komunikimin e vizibilitetit të projektit, sfidat në monitorim dhe raportim etj.