Skip to main content

The longest green terrace above a residential complex in the Netherlands

Kompleksi i Peperklip në Rotterdam po bëhet shtëpia që do të rezistojë në të ardhmen, për 1300 njerëz

Kompleksi më i madh i strehimit social në Rotterdam-Zuid sapo ka ndërmarrë një hap tjetër drejt rritjes së aftësisë ripërtëritëse, përballë vështirësive të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Në fillim të javës bashkia e Rotterdamit ka raportuar se Peperklip ka tashmë çatinë më të gjatë natyrale kundrejt ndërtesave të tjera të banimit në Hollandë. 7600 metra katrorë gjelbërim që do të rriten në çati do të kontribuojnë në biodiversitetin e qytetit dhe do të grumbullojë ujin gjatë periudhave me reshje të mëdha shiu.

Çatia e gjelbërt e Peperklip është një bashkëpunim ndërmjet bashkisë dhe shoqatës së strehimit Vestia dhe financohet nga LIFE@Urban Roofs, një projekt për aksionet ndaj klimës, subvencionuar nga BE. Tashmë, çatisë i është dhënë kohë që të rritet dhesapo kjo të ndodhë do të ketë hapësirë për bletë, flutura dhe zogj. Projekti besohet se do të kontribuojë në ambicien e qytetit për të qenë sa më rezistent ndaj ndryshimeve klimatike.

Kompleksi i banimit ofron për qera 549 banesa dhe mirëpret 1300 njerëz. Aktualisht, po ndodh një restaurim gjigand nga Vestia, që përfshin përmirësim të mirëmbajtjes dhe izolimit.

Megjithëse çatia nuk do të aksesohet nga banorët e kompleksit, ajo do t’i shërbejë atyre në mënyra të tjera. Për shembull, ajo do të ndihmojë në rregullimin e temperaturës së ndërtesës, duke e freskuar atë në ditët e nxehta të verës dhe duke e izoluar klimën e brendshme në dimër. Bimët në çati do të mbajnë ujë për më gjatë, që ndihmon në parandalimin e përmbytjeve gjatë shirave të rrëmbyeshëm.

Alderman Bert Ëijbenga, cituar nga faqja elektronike e bashkisë, shpjegoi se qyteti-port do të shtojë 20 hektarë të tjerë gjelbërim për qytetin, në vitet pasardhëse. Çatia e gjelbërt e Peperklip shërben si një shembull i mirë i mundësive që ofrojnë tarracat për të zgjeruar gjelbërimin në zonat urbane, ku hapësira është e pakët dhe të cilave u duhet të përballen me sfidat e ndryshimeve të klimës.

Në vend që të cilësohen si hapësira jo të përdorshme, çatitë e gjelbërta mund të kombinojnë funksione të shumta, si të gjenerojnë energji të qëndrueshme nëpërmjet paneleve diellore dhe funksione sociale, si një tarracë, një shesh lojërash, depozitë uji dhe biodiversitet.

Kompleksi Peperklip

Transformimi i qëndrueshëm i kompleksit të banimit Peperklip shkon përtej një çatie të gjelbërt. Dizenjuar nga arkitekti Carlos Ëeeber në formën e një kapëseje letre të hapur, kompleksi fton banorët e tij të çdo moshe, për të investuar vetë në transformimin e gjelbërt të ndërtesës.

Fëmijët nxiten të pikturojnë muret me pikëpamjet e tyre mbi natyrën dhe qëndrueshmërinë, banorët të cilët më parë kanë qenë të papunë, tashmë punojnë në ekipin e mirëmbajtjes së Peperklip. Trajnerë do të jenë gjithashtu në dispozicion për të ndihmuar banorët që të ndryshojnë sjelljet e tyre e të kursejnë energjinë.

Iniciativat si Peperklip shërbejnë si një shembull i mirë që edhe në mjediset komplekse urbane, është e mundur të projektosh hapësira që u bëjnë ballë pasojave të ndryshimeve të klimës, përmes qasjeve të zgjuara dhe gjithëpërfshirëse.