Skip to main content
Submitted by admin on 7 November 2018

Më datën 24 tetor 2018 në sallën e Këshillit Bashkiak Librazhd, u mbajt takimi me të rinj të moshave 16-18 vjec. Tematika e ditës informuese ishte Aktivitetet e Edukimit dhe Trajnimet nga programi Erasmus +. 20 të rinj të gjimnazit “Ibrahim Muca”, Librazhd u informuan rreth Erasmus + si fillim dhe më pas për programet e ndryshme që mund të përfitohen edhe nga të rinjtë në Shqipëri.  

Të rinjtë e ftuar u përzgjodhën në bashkëpunim me senatin e shkollës së mesme “Ibrahim Muca” mbi bazat e interesimit për tematikën dhe të qënurit aktive ndaj veprimtarive jashtëshkollore. 

Shumica e të rinjve kishin pak ose aspak informacion në lidhje me Programin Erasmus + dhe seminaret ose trajnimet e ndryshme që organizohen për këtë grupmoshë. Pothuajse të gjithë të rinjtë ishin aktivë duke bërë pyetje e dëgjuar me vëmendje. Videot dhe prezantimi I pregatitur mësuan më shumë rreth vullnetarizmit , punës në grup dhe sa ndihmuese janë këto eksperienca për të rritur aftësitë e tyre. 

Nga fletët e vlerësimit të gjithë pjesëmarrësit shprehën vlerësime positive për informacionin e marrë sidomos për trajnimet që organizohen jashtë vendit. Shumica e tyre shprehën interes që në të ardhmen të thellohen në temat si Vullnetarizmi dhe Puna në Grup. Gjithashtu u nxitën që të bashkëpunojnë me Këndin e BE për të marrë gjithë informacionin që ju nevojitet.