Projekti “Bashkitë për në Evropë” vazhdon trajnimet e stafeve të Njësive të Integrimit Evropian në Bashkitë e Shqipërisë.
Në datat 19-22 Dhjetor 2023, kemi qenë me dy grupet e përfaqësuesve të emëruar rishtaz në strukturat e integrimit evropian, ndërsa në datat .
Roli i njësive të qeverisjes vendore në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë; historiku i ngritjes dhe institucionalizimit të Njësive të Integrimit Evropian (ish Këndet e BE-së); Bashkimi Evropian dhe Shqipëria: Procesi i integrimit; Komunikimi i brendshëm dhe i jashtëm, organizimi i aktiviteteve dhe marrëdhëniet me publikun, kanë qenë disa prej temave të trajtuara nga ekspertët e projektit “Bashkitë për në Evropë”.
Veçantia e seancave ka qenë prania dhe prezantimet e bëra nga ana e drejtuesve të parë të strukturave të integrimit, të cilët kanë ofruar eksperiencën, sfidat dhe arritjet e atyre gjatë procesit të konsolidimit të këtyre Njësive.