Të rinjtë “qëndisin” me penela, trashëgiminë kulturore dhe historike të Vlorës

  • Posted on: 6 December 2021
  • By: admin

Njësia e Integrimit Evropian, Bashkia Vlorë, ka organizuar një Ekspozitë Shëtitëse me punime të krijuara prej nxënësve të shkollës “Naim Frashëri” në qytet.

Pasuria natyrore dhe trashëgimia kulturore dhe tradia e këtij qyteti me peshë të madhe në historinë e Shqipërisë, kanë dominuar punimet e të rinjve.

Ekspozita shëtitëse së fundi është ndalur në Bashkinë e Vlorës, aty ku do të qëndrojë deri në Ditën e Rinisë, 8 Dhjetor.

E shkuara, e tashmja dhe shpresat e së ardhmes kanë frymëzuar aftësitë shprehëse të nxënësve, që kanë treguar se kanë potencial të madh artistik.