Shkrimi i një Projekt Propozimi, trainimet me Njësitë e Integrimit vazhdojnë në Tiranë

  • Posted on: 28 March 2022
  • By: admin

Projekti “Bashkitë për në Evropë” ka vazhduar seancat e trainimit të drejtuesve dhe stafeve të Njësive të Integrimit Evropian, në Tiranë, me diskutime mbi thirrjet konkrete të hapura nga Bashkimi Evropian, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria. 
Thirrja e Dytë për propozime e BE për Zhvillimin Socio-Ekonomik (si alternativa ndaj kultivimit të drogës dhe kultivimit të kanabisit), ka qenë në fokus të seancave të trainimit 3-ditor.
Pjesëmarrës në takim kanë qenë drejtuesit dhe stafet e Njësive të Integrimit Evropian, në bashkitë Klos, Mat, Peqin, Patos, Përmet, Devoll, Kolonjë, Maliq, Has, Kukës, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Pukë.
Gjatë trainimit, ekspertja e Projektit të Asistencës Teknike të Thirrjes së Dytë të BE, shpjegoi detajet dhe teknikalitetet e Thirrjes, ndërkohë që ekspertët e BpE kanë zbërthyer hapat e njëpasnjëshëm që duhen ndjekur gjatë hartimit të një projekt propozimi, dhe elementet thelbësore që ai të jetë i suksesshëm, si:

  • Objektivat, Llojet e aktiviteteve, Kriteret e kualifikimit, Eksperiencat e mëparshme
  • Prezantimi i Formës së Aplikimit, Buxheti, Logframe, procedurat e aplikimit në thirrjen e dztë etj.
  • Krijimi i situatave me shembuj konkretë, në formën e diskutimeve, ku stafet e Njësive kanë marrë pjesë aktivisht në hartimin e projekt-propozimeve.