Skip to main content

nga Adrian Adamski*, Poloni

Shënim: Ky artikull është i pari nga një seri prej tre artikujsh që do të diskutojnë rreth çështjeve të shërbimeve sociale në vendet e BE

Në modernizimin e shërbimeve sociale për t'iu përgjigjur më mirë nevojave në ndryshim, sfidave shoqërore (p.sh. plakjen e popullsisë) dhe kufizimet financiare, autoritetet kombëtare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian gjithnjë e më shumë po diversifikojnë mënyrat në të cilat organizohen, sigurohen dhe financohen këto shërbime (p.sh. decentralizimi në rritje, kontraktimi i shërbimeve nga ofrues fitimprurës private ose jofitimprurës). Rrjedhimisht, një pjesë në rritje e këtyre shërbimeve tani i nënshtrohen fushëveprimit të rregullave të Komunitetit mbi konkurrencën dhe tregun e brendshëm.

Në këtë mjedis të ri, autoritetet publike, ofruesit e shërbimeve dhe përdoruesit kanë kërkuar sqarime për kuadrin ligjor. Një proces i gjerë konsultimi i kryer gjatë viteve të fundit ka treguar se shumica e vështirësive kanë të bëjnë me mungesën e ndërgjegjësimit ose keqinterpretimit të rregullave sesa të pakënaqësisë me vetë rregullat.

Gjatë gjithë rrjedhës së debateve, Komisioni Europian e ka bërë të qartë se një Europë më e drejtë dhe më sociale duhet të jetë dhe politika e përhershme e Unionit. Përgjegjësia për këtë fillon në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar - dhe duhet të përfshijë partnerët socialë në të gjitha nivelet në Evropë. BE ka një rol të rëndësishëm për të luajtur për të mbështetur këto përpjekje, siç tregohet nga vendosmëria e Komisionit Europian për të vënë prioritetet shoqërore dhe drejtësinë shoqërore në thelbin e gjithçkaje që bën.

 

Deklarata është - që përmes shërbimeve sociale dhe sistemeve të mbrojtjes sociale qeveritë investojnë - këto janë investime për njerëzit.

Reformat administrative dhe sfidat e financimit

Reformat administrative janë një çështje kyçe për shërbimet sociale. Reformat e planifikuara ose të zbatuara duhet të trajtojnë katër aspekte:

  1. shpërndarjen e përgjegjësive ndërmjet niveleve të ndryshme të qeverisjes;
  2. financimi i shërbimeve sociale;
  3. dallimet në mes të rajoneve në cilësinë dhe disponueshmërinë e shërbimeve sociale; dhe
  4. çështjet lidhur me menaxhimin e stafit.

Raportet e Rrjetit Social Europian (ESN) tregojnë se për disa reforma të planifikuara apo të zbatuara, vlerësimi i efikasitetit të tyre nuk është gjithnjë pozitiv: reforma administrative e zbatuar në Francë gjatë gjashtë viteve të fundit nuk ka arritur të adresojë mbivendosjet midis shërbimeve; në Belgjikë, reforma e shtetit ka çuar në vështirësi në koordinimin e ofrimit të shërbimeve sociale. Financimi i shërbimeve sociale është theksuar si një çështje e rëndësishme në shumicën e vendeve. Për shembull, në Republikën Çeke, ndryshimi i Ligjit për shërbimet sociale synon të adresojë dallimet në financimin dhe organizimin e shërbimeve sociale dhe të krijojë rregulla uniforme financimi nëpër rajone. Megjithatë, iniciativa përbëhet nga rekomandime jo-detyruese. Dallimet në mes të rajoneve janë veçanërisht të dukshme në Rumani, ku ndarja urbane / rurale mbetet një problem serioz. Për më tepër, është e vështirë të mbahet stafi i kualifikuar dhe profesional për shkak të kufizimeve buxhetore.

Reformat e shërbimeve shëndetësore dhe të kujdesit social

Këto reforma janë ende një çështje kyçe. Për shkak të plakjes së popullsisë, rritjes së shpenzimeve të lidhura me shëndetin dhe kufizimeve buxhetore, reformat e kujdesit shëndetësor janë qendrore në pothuajse të gjitha shtetet anëtare të BE. Në Belgjikë sfida kryesore e deklaruar ishte që të merret me numrin në rritje të njerëzve në nevojë dhe kompleksitetin në rritje të këtyre nevojave.

Sfida kryesore është integrimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale: përpjekjet për të arritur këtë janë duke u zhvilluar në disa vende, por vështirësitë ende vazhdojnë. Për shembull, në Poloni, sfida është veçanërisht e ngutshme për shkak të rritjes së numrit të të moshuarve. Sistemi publik i kujdesit afatgjatë nuk po ecën me të njëjtin ritëm në proces dhe mbushja e hendekut është duke u mbushur, por pjesërisht, nga ofruesit privatë, disponueshmëria e të cilave është e kufizuar.

 

*ADRIAN ADAMSKI

Z. Adamski është diplomuar në Universitetin e Ekonomisë në Krakov. Ai është Shefi i Zyrës së ESF në Zyrën e Zhvillimit Rajonal (Rajoni Swiętokrzyskie në Poloni). Ai është anëtar i Grupit Punues Polak Nderinsituticional mbi Zbatimin e Fondeve Strukturore të BE-së, autor dhe menaxher i projektit për projekte të shumta ESF dhe skema të tjera të skemave të Granteve të financuara nga BE. Ai është Ambasador i rajonit për bashkëpunim ndërkombëtar (Projekti i Evropës Gjithëpërfshirëse);