Përfaqësues të delegacionit dhe disa projekte, vizitë njëditore në Kukës

  • Posted on: 1 June 2022
  • By: admin

Takimi i frytshëm mes ekipit të Delegacionit të BE dhe Kryetarit të Bashkisë Kukës. U diskutua për promovimin e potencialeve ekonomike dhe turistike të zonës, si dhe për nevojat kryesore të popullsisë vendase. 
Pushteti vendor është ofruesi i shërbimeve më pranë qytetarëve dhe ka një rol thelbësor në procesin e integrimit në BE. U theksua se mbi 70 për qind e legjislacionit të Bashkimit Evropian zbatohet në nivel lokal. Prandaj, një përfshirje më e madhe e bashkive në këtë proces është e nevojshme dhe Bashkimi Evropian vazhdon të rrisë asistencën për pushtetin vendor.
Rinia ishte fokusi i vizitës në Kukës. BE-ja do të mbështesë Bashkinë në krijimin e një Qendre Komunitare që ofron mundësi ekonomike për grupet rinore, veçanërisht gratë. Një takim i madh u zhvillua me një grup të rinjsh vendas; historitë e tyre ishin frymëzuese, veçanërisht kur ndanë mundësitë e ofruara rrjeti i Kartës Rinore Evropiane (EYCA). Evropa ka nevojë për vizionin, angazhimin dhe pjesëmarrjen e të gjithë të rinjve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, një të ardhme më të gjelbër, më gjithëpërfshirëse dhe dixhitale.