Shkolla Shqiptare për Administratën Publike (ASPA), partneri kryesor i Projektit “Bashkitë për në Evropë”, ka kryer së fundmi një Vlerësim Nevojash për Trainime për Pushtetin vendor, në të 61 bashkitë e Shqipërisë, pervec te tjerave.

Gjetjet e Raportit janë prezantuar në një aktivitet të organizuar nga BpE dhe ASPA në formën e një Focus Grup-i, me stafet e Njësive të Integrimit Evropian nga 11 bashki. Përfaqësuesja e ASPA, Znj. Adela Kula dhe ekipi i projektit Bashkitë për në Evropë, kanë diskutuar në lidhje me përfundimet dhe validimin e këtij Vlerësimi.

23 Sht 2021

Stafi i BpE zhvilloi dy ditë takimesh intensive në Bashkinë Gjirokastër, me kryetarët e bashkive pjesë e këtij Qarku, anëtarë të Këshillit Bashkiak, organizatat e shoqërisë civile, drejtues të Njësive të Integrimit Evropian.

Menaxheri i projektit në Delegacionin e BE në Tiranë, Z. Orlando Fusco, Menaxher Programi për Qeverisjen e Mirë, ishte i pranishëm në takimet që u mikpritën prej kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Z. Flamur Golemi.

10 Gsh 2021
Pas shpalljes me sukses të Tiranës, si “Youth Capital” për vitin 2022, një tjetër hap është hedhur, për ta vendosur qytetin tonë, në qendër të aktiviteteve evropiane mbi rininë dhe inovacionin.
16 Kor 2021
Njësia për Integrimin Europian Diasporës dhe projekteve, Bashkia Mat organizoi një vizitë pranë zyrave të Europe House, Tiranë. Në këtë takim morën pjesë të rinjtë e qytetit dhe specialistët e Njësisë për Integrimin Evropian dhe Diasporës.
13 Kor 2021

“Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur në 1 korrik etapën e dytë të rrugëtimit tonë të suksesshëm, i cili synon që, përmes forcimit të kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit, të mundësojë afrimin e mëtejshëm të organeve të pushtetit lokal dhe qytetarëve, me Bashkimin Evropian.

Me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Tiranë, kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku me Njësitë e Integrimit Evropian, të ngritura dhe të institucionalizuara në të 61 bashkitë e Shqipërisë.

08 Kor 2021

Konferenca lançuese për titullin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” u zhvillua në ambjentet e amfiteatrit pranë Universitetit të Arteve, ku pjesë e panelit hapës ishin Ministër i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ...

08 Kor 2021