Skip to main content

Njësite e Integrimit Evropian dhe Koordinimit të Ndihmës së Huaj në Nivel Vendor, kanë filluar ciklin e Trajnimit për "Fondet e BE-së dhe Shkëmbimin e Përvojave me Vendet Anëtare".

Ky cikël i ndare në 2 Trajnime 3-ditore për dy grupe të stafeve të Njësive, me 1-2--3 korrik dhe 7-8-9 korrik, 2020 mbledh së bashku Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si Koordinatore të Fondeve të BE-së, Institucionet që menaxhojnë Programet Evropiane si AKKSHI për H2020, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për COSME dhe EaSI, Ministrinë e Kulturës për Evropën për Qytetarët, për të ndarë informacionin mbi këto programe.

Gjithashtu, trajnimi pasurohet dhe me 2 përvoja pozitive nga Njësitë e Integrimit Patos dhe Roskovec. Kjo u kombinua edhe me 2 ekspertë të BE-së, Z. Grzegorz Orawiec nga Polonia dhe Z. Jan Hauser nga Çekia, të cilët ndanë pervojat konkrete me projekte fituese nga programet e BE-së.

Ky cikël u mundësua nga Shërbimet e Komisionit Evropian TAIEX, në bashkëpunim me AMVV, në kuadrin e pasurimit të kurrikulës së ASPA-s, për integrimin evropian në nivel vendor.