Kryenegociatori Mazi: Vetëqeverisja vendore, gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt BE

  • Posted on: 22 November 2021
  • By: admin

Përshëndetja e Kryenegociatorit, Z. Zef Mazi në aktivitetin e fillimit të projekteve “Bashkitë për në Evropë”, “BE për Bashkitë” dhe “STAR III”

Të nderuar Kryetare të Bashkive

Shkelqesia Juaj Z.Ambasador Soreka

I Nderuar Zv.Minister Mahila  

Të nderuar pjesëmarrës 

Eshtë kënaqësi për mua të marr pjesë në këtë aktivitet që hedh vështrimin tek vetëqeverisja vendore. Ajo eshte nje gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Anëtarësimi në BE është interes dhe objektiv kryesor politik dhe strategjik i Shqipërisë. Kriteret e pranimit, që kërkojnë stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave themelore dhe ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale, janë shtyllat e politikës së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë

Pavarësisht nga vështirësitë që rrodhen nga pandemia COVID-19 si dhe përpjekjet e nevojshme për procesin e rindërtimit pas tërmetit, u ruajt fokus i fortë tek reformat. Autoritetet rikonfirmuan angazhimin e tyre për të përparuar në rrugën e BE-së. Niveli i mbështetjes popullore për pranimin në BE, megjithëse pak në rënie, mbetet më i larti në rajon. 

Administrata shqiptare ka mbajtur, po mban dhe do të mbajë fokusin e saj në arritjen e angazhimit tonë në Shtegun e BE-së. Kuptimi dhe mbështetja ndaj procesit të anëtarësimit në BE, ndryshimet që sjell ky proces për vendin, përfitimet që komuniteti ka nga ky proces, kërkojne përfshirjen aktive të Qeverisjes Vendore dhe te aktoreve kryesore të komunitetit në nivelin vendor. Eshtë e njohur për të gjithë ne se roli i qeverisjes vendore në procesin e integrimit evropian është shumë i rëndësishëm per rolin që ajo luan në zbatimin e legjislacionit evropian: te jem me i qarte: 70% e të gjithë legjislacionit të Bashkimit Evropian zbatohet në nivelin e qeverisjes lokale. 

Edhe pse negociatat e anëtarësimit udhëhiqen nga qeveria qendrore, të gjithe ne, i gjithë ekipi i negociatorëve, duhet të kemi parasysh aftësitë e atyre që janë përgjegjës për zbatimin e legjislacionit dhe te detyrimeve që negociohen ndermjet Shqipërisë dhe BE-së.  Periudhat kalimtare (aty ku është e mundur) do të duhet të diskutohen me shumë kujdes, duke dëgjuar shqetësimet lokale. Ne duhet të shmangim sa të jëtë e mundur marrjen e vendimeve për të marrë përsipër detyrime ae mund te mos  jene të bazuara në aftësitë reale për zbatimit të detyrimeve. Por kjo është sa i përket qeverisë qendrore. 

Eshtë po aq e rëndësishme, nga ana tjetër, që të gjithe ju, te zgjedhur apo administrate lokale, të mos mendoni se procesi i anëtarësimit është një process qe nuk lidhet me ju, por i përket vetëm qeverisë. Deshiroj ta theksoj se ky proces i rëndësishëm është një përgjegjësi e qeverisë qendrore dhe e vetëqeverisjes vendore. Ai kërkon qe ato të punojnë së bashku në gjetjen e zgjidhjeve më të mira të mundshme për anëtarësimin duke zhvilluar kapacitetet administrative lokale për zbatim e detyrimeve.  

Është jetike, shumë vendimtare që informimi mbi Bashkimin Evropian, mbi procesin e anetaresimit të shkojë përtej autoriteteve qendrore dhe qyteteve të mëdha. Ajo duhet dhe do të shtrihet në gjithë territorin e vendit, të trajtojë çështje me interes të përbashkët - futjen e dimensionit social të integrimit në BE. Kjo kërkon qe t’i kushtohet më shumë vëmendje nevojave të qytetarëve, grupeve më në nevojë apo rajoneve dhe zonave më të privuara apo të pazhvilluara, duke demonstruar në këtë mënyrë edhe qasjen e BE-së: vendosjen e qytetareve në qëndër të politikave të saj të zhvillimit lokal.

Procesi i integrimit në BE na hap mundësi të shumta por nxjerr edhe sfida përpara për të gjithë nivelet e qeverisjes në Shqipëri. Ky process kërkon përgatitjen e duhur të administratës sonë, si qëndrore dhe locale, për të pasur jo thjesht një process negociatash për anëtarësimin. Ajo që është më e rëndësishme eshte cilësia që ne ofrojmë në këtë procës të rendësishëm të negociatave. Kjo përiudhë duhet të të përdoret me mençuri nga ana jonë për të përmirësuar proceset e konsultimit, të përfshirjes së nivelit lokal në procesin e negociatave me BE-në dhe programimin e IPA –s (qe eshte instrumenti i para aderimit ne BE). Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE duhet të bazohen në aftësitë reale të Qevrisjes Vendore për të zbatuar acquis. Ndërkohë është shumë e rëndësishmë që kapacitetet administrative dhe financiare të bashkive duhet të zhvillohen që të përputhen me detyrimet tyre aktuale dhe të ardhshme që procesi i negociatave shtron përpara tyre

Bashkitë përfitojnë nga programe të shumta transnacionale, ndërkufitare apo fonde/grante te BE ku Shqipëtia është pjesë e programit. Mbështetja që BE-ia po i jep direkt nivelit vendor në Shqipëri po tregon se ajo po ndjek në Shqiperi një qasje më ‘sociale’ dhe më ‘lokale’. Dhe kjo është mëse e kuptueshme. Nëse duam qe qytetarët të kuptojnë vërtet vlerat thelbësore evropiane dhe të kenë më shumë ndikim ne procesin e integrimiy në BE ata duhet të përfshihen direkt në këtë process, por edhe duhet ta ndjejne e ta prekin direkt asistencën e BE-se në komunitetet e tyre, në zhvillimin e ekonomisë lokale, në përmiresimin e qeverisjes lokale, në përmirësimin e infrastrukturës lokale. Mesazhi “Europa është këtu” do te behet akoma me i prekshem për qytetarët, më i ndjeshëm për ta. 

Ne jemi të ndërgjegjshëm që ju përballeni me një numër pengesash në aspektin e kapaciteteve për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve, mungesa në burime financiare për parafinancim dhe bashkëfinancim. Ndërkohë që ne, si nivel qëndror, po punojmë së bashku për të përmirësuar sistemet apo per te gjetur mekanizmat financiarë për të mbështetur bashkitë që të sigurojnë zbatimin me sukses të fondeve të BE-se, po u jap një mësazh të rëndësishëm për ju të nderuar kryetarë të bashkive: 

Kushtojuni rëndësinë e duhur strukturave të ngritura të integrimit evropian në bashkitë tuaja, forcojini kapacitetet e ketyre strukturave. Ne duhet të ndërtojmë jo vetëm të sotmen me keto struktura, por të mendojmë edhe për të ardhmen. Sa më të përgatitura, të qëndrueshëm, të motivuar të jënë stafet e ketyre strukturave, aq me shumë përfitime do të vijnë nga puna e tyre per aksesin dhe zbatimin e fondeve të BE. 

Ngritja e kapaciteteve  administrative të bashkive në kuptimin, administrimin dhe zbatimin e proceseve të integrimit, krijon parakushte për një process integrimi të drejtë, efektiv dhe efikas, me ritem te larte, me angazhim te shtrire horizontalisht ne gjithe territorin, një proces që do t’i paraprije futjes cilësore të standardeve dhe vlerave të BE-së në nivel vendor në të ardhmen.

Prandaj, mos ulet ritmi, te rritet fokusi, sepse jo vetem jemi deshmimtare se „Evropa eshte ketu“, por edhe me sakte eshte te themi „Ketu eshte Evrope“.

Ju faleminderit.