
Në datat 1-2 qershor, Projekti “Bashkitë për në Evropë” një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, së bashku me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), ka nisur serinë e trainimeve “Mbi Integrimin Evropian në Nivel Vendor”.
Në trainimin e parë, zhvilluar në Krujë, u zhvilluan diskutime dhe u ndanë përvoja mbi sfidat dhe përfitimet e integrimit evropian në nivel vendor.
Informacione shume të vlefshme në lidhje me politikat rinore në nivel vendor u ndanë nga nga eksperti i BE-së, Z. Babis Papaionnau, i cili inkurajoi bashkitë pjesëmarrëse të shfrytëzojnë sa më shumë mundësite që ofron Bashkimi Evropian, me iniciativa dhe programe ku mund të përfitojnë përmes rrjetëzimit, për të shkëmbyer përvojat me të tjera bashki, si dhe ofruar të rinjve informacione e mundësi shkëmbimi me vendet e BE-së dhe ato të rajonit.
Gjatë muajit qershor 2022 do të zhvillohen 4 Trainime Rajonale mbi "Integrimin Evropian në Nivel Vendor". Keto trainime të dedikuara do të mbledhin stafet e 61 bashkive, pjesë e strukturave të Integrimit Evropian.