Skip to main content

Java Evropiane e Rajoneve dhe Qyteteve 2020 kishte dy sfida madhore për të adresuar: organizimin e një aktiviteti të madh në një botë post pandemisë, dhe menaxhimin e një rekordi absolut të aplikimeve nga ana e partnerëve (më shumë se dyfish, krahasuar me vitin që kaloi). Zgjidhja? Tre javë, në vend të një jave!

Edicioni i 18-të i Javës, i bashkëorganizuar prej DG REGIO dhe KOmitetit të Rajoneve duhej të ndodhte nga data 12 deri në 15 tetor në Bruksel. Megjithatë, organizimi i 500 seancave dhe zbatimi në të njëjtën kohë i rregullave të distancimit social ishte pothuaj i pamundur, në hapësirën kohore të vetëm një jave.

Kështu që, aktiviteti tashmë do të organizohet në më shumë se 3 javë, teksa shumica e seancave do të zhvillohen online, aktivitetet kyçe politike (si përshembull Dialogët e Qytetarëve apo Çmimet Regiostar) do të zhvillohen në një format hibrid – fizik dhe online -, ndërkoh që ekspozita dhe bisedimet përkatëse në terren. 

Nën moton “Rifillojmë. Evropa. Së Bashku”, këto 3 javë do të shpalosin me sukses 3 temat e këtij edicioni:

5-9 tetor (Java e Parë): Fuqizimi i Qytetarëve;

12-16 Tetor (Java e Dytë): Kohezioni dhe bashkëpunimi;

19-22 Tetor (Java e Tretë): Evropa e Gjelbër, në bashkëpunim me Javën e Gjelbër.

Java e Rajoneve është aktiviteti më i madh i organizuar në Bruksel, dedikuar politikave të kohezionit. Në vitin 2019, ajo arriti një rekord prej më shumë se 9300 pjesëmarrësish: përfaqësues lokalë dhe rajonalë, autoritete të menaxhimit të fondeve të BE, promovues projektesh, ekspertë, akademikë etj, por edhe më shumë se 300 përfaqësues të mediave.