Financimi i shërbimeve sociale - Si të sigurohet financimi i qëndrueshëm për shërbimet sociale. Rekomandime për autoritetet përgjegjëse për programet zbatuese të fondeve

nga Adrian Adamski*, Poland

 

Në Evropë, kërkesa për shërbime sociale po rritet për shkak të ndryshimeve demografike dhe shoqërore, per shkak te ndikimit të krizës ekonomike, dhe rritjes së shkallës së papunësisë, varfërisë dhe përjashtimit social. Në të njëjtën kohë, buxhetet publike po pakësohen dhe shpenzimet për shërbimet sociale janë shkurtuar në shumë shtete anëtare, për të zbatuar masat shtrënguese.

Burime private janë duke u përdorur për të plotësuar financimin publik për shërbimet sociale. Organizatat e shoqërisë civile (OShC), aktorët dhe dhe ndërmarrjet sociale po rriten gjithandej dhe shumë prej tyre ofrojnë shërbime sociale. Konkurrenca po rritet ndërmjet ofruesve të shërbimeve, pasi më shumë biznese janë të interesuara të ofrojnë shërbime sociale, të paktën në disa sektorë. Qeveritë dhe Komisioni Evropian kanë vënë theksin mbi efikasitetin dhe efektivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

Është thelbësore të qartësohen rolet e ndryshme që sektori publikë, ai privat dhe ai i vullnetarëve duhet të luajnë në këtë skenar te nderlikuar.

 

 

Elementët kryesorë për një politikë kuadër që siguron financim të qëndrueshëm për shërbimet sociale:

  • Pa marrë parasysh se kush është ofruesi ose burimi i financimit të përdorur (publik ose privat), shtetet anëtare duhet të mbajnë përgjegjësinë për vendosjen e kuadreve ligjore, rregullatore dhe financiare për politikën e shërbimeve sociale për të siguruar që një logjikë fitimprurëse të mos mbizotërojë mbi interesin e përgjithshëm te mishëruar në misionin e këtyre shërbimeve. Ofrimi i shërbimeve duhet të respektojë të drejtat e përdoruesve dhe të garantojë një nivel të lartë cilësie.
  • Buxhetet publike duhet të sigurojnë mbështetje të përshtatshme financiare për ofrimin e shërbimeve sociale, pasi kjo paraqet një investim efektiv dhe një element thelbësor të shoqërive kohezive dhe elastike. Burimet e fondeve private mund të plotësojnë buxhetet publike sidomos në vendet më të goditura nga kriza ekonomike. Kur financuesit privatë janë të përfshirë, autoritetet publike duhet të sigurojnë që donatorët dhe investitorët të veprojnë në interes të përgjithshëm dhe se financimi privat të plotësojë kërkesat për nivel të lartë transparence.
  • Kur financuesit, institucionet, donatorët ose investitorët kërkojnë matjen e ndikimit social të një shërbimi të veçantë nga aplikuesit, duhet të jetë e mundur zgjedhja midis metodologjive dhe mjeteve ekzistuese për të gjetur një teknikë matjeje më të përshtatshme për shërbimin specifik që do të financohet.

Fondet shtesë për buxhetet e shteteve anëtare.

Fondet që punojnë së bashku për të mbështetur zhvillimin ekonomik në të gjitha vendet e BE-së, në përputhje me objektivat e strategjisë Evropiane 2020 – te cilat luajne rol vendimtar transformues në formimin e shërbimeve sociale dhe infrastrukturës sociale që është shtesë për buxhetet e shteteve anëtare.

Fondet Strukturore dhe Investuese Evropiane - Fondet Strukturore dhe Investuese Evropiane (FSIE) - veçanërisht Fondi Social Evropian (FSE) dhe Fondi Evropian për Zhvillim Rajonal (FEZHR).

Fondi Social Europian - burim thelbësor i financimit të zhvillimit të shërbimeve sociale. FSE siguron mbështetje financiare për zhvillimin dhe modernizimin e shërbimeve sociale. FSE është mjeti kryesor i Evropës për të promovuar punësimin dhe përfshirjen sociale - duke ndihmuar njerëzit të sigurojnë një vend pune (ose një punë më të mirë), duke integruar njerëzit në nevojë në shoqëri dhe duke siguruar mundësi më të drejta të jetesës për të gjithë. Ky fond e bën këtë duke investuar në njerëzit në Evropë dhe aftësitë e tyre - të punësuar dhe të papunë, të rinj dhe të vjetër. Çdo vit, Fondi ndihmon rreth 10 milionë njerëz në punë, ose për të përmirësuar aftësitë e tyre për të gjetur punë në të ardhmen. Në këtë periudhë programimi, FSE do të sigurojë rreth 80 miliardë euro financim për:

  • të trajnuar njerëzit dhe për t'i ndihmuar ata të hyjnë në punë
  • të nxise përfshirjen sociale 
  • të përmirësojë arsimin dhe programet trajnuese
  • të përmirësojë cilësinë e shërbimeve publike në vendin tuaj.

Financimi i jepet një game të gjerë organizatash - enteve publike, kompanive private dhe shoqërisë civile - të cilat u japin njerëzve ndihmë praktike për të gjetur një punë ose për të qëndruar në vendin e punës. Metodat e zbatimit janë të programuara në thirrje per projekte ose në projekte sistematike.

Shërbime më të mira publike nëpërmjet FSE

Reduktimi i ngarkesave rregullatore dhe administrative dhe promovimi i standardeve të larta të transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në administratën publike ndihmon në rritjen e produktivitetit dhe në forcimin e konkurrencës.

Në vendet anëtare dhe rajonet më pak të zhvilluara, shërbimet publike përgjegjëse për zhvillimin e strategjive të lidhura me punësimin dhe zbatimin e tyre mund të kenë kapacitete për ta bërë këtë në mënyrën e duhur dhe me kosto efektive. Për këtë arsye, projektet e FSE po ndihmojnë në forcimin e efikasitetit të administratës publike në ofrimin e shërbimeve publike në të gjithë sektorët. Mbështetja është në dispozicion në dy prioritete:

  • Institucione më efektive: që rrisin cilësinë e një gamë të gjerë shërbimesh në dispozicion të qytetarëve, punëtorëve dhe punëkërkuesve në qytetet, rrethet dhe rajonet ku ata jetojnë.
  • Partneritet për përparim: duke ndihmuar autoritetet publike dhe palët e interesuara si OJQ-të që të punojnë së bashku në hartimin dhe ofrimin e programeve të suksesshme.

Projektet e FSE-së po ofrojnë përmirësime në një numër fushash, për shembull, në cilësinë e nëpunësve civilë, të cilët mund të kenë nevojë për trajnim më të mirë si në ”back office” ashtu edhe në marrëdhëniet me klientët; në marrjen e teknologjive të informacionit, ku përdorimi më i madh i TI (teknologjise se Informacionit) mund të nxisë efikasitetin dhe shkëmbimin e informacionit; dhe mënyra se si organizatat i afrohen punës së tyre që mund të përfitojnë nga një qasje më e orientuar  drejt partneritetit. Zbatimi i nismave të qeverisjes elektronike është një tipar i rëndësishëm i këtyre përmirësimeve duke e bërë më të lehtë informacionin për qytetarët dhe duke shpejtuar marrëdhëniet e tyre me autoritetet e tyre lokale dhe kombëtare. Këto janë vetëm disa shembuj.

Mbështetja e FSE për shërbime më të mira publike përfshin modernizimin e institucioneve të tregut të punës si zyrat e punësimit dhe shërbimet, si dhe institucionet e sektorit të shëndetësisë dhe të tjerët. Gjithashtu, mbështetet edhe edukimi dhe trajnimi më i mirë për nëpunësit civil dhe punonjësit e sektorit publik. FSE ndihmon në përmirësimin e menaxhimit të hartimit dhe zbatimit të programeve - duke siguruar që të gjitha këndvështrimet të dëgjohen. Organizatat e punëtorëve dhe OJQ-të aktive në sektorin e punësimit, sektorin e shëndetësisë, arsimin, përfshirjen sociale dhe mundësitë e barabarta inkurajohen të marrin pjesë dhe të përmirësojnë kapacitetet e tyre.

Rekomandime për autoritetet në lidhje me procesin e programimit:

  • Përdorimi më i mirë (që nga fillimi) i komplementaritetit ndërmjet FSE dhe FEZHR për të lejuar zhvillimin e shërbimeve të përshtatshme rreth infrastrukturës sociale (për shembull, rinovimi i banesave sociale dhe trajnimi i banorëve për mënyrën e kursimit të energjisë).
  • Përforcimi i kapacitetit institucional të autoriteteve publike në menaxhimin e fondeve me të gjitha mjetet e mundshme, duke përfshirë planifikimin, organizimin, dhënien ose komisionimin e shërbimeve sociale
  • Mos ulja e investimeve direkte që adresojnë personat me aftësi të kufizuara, pasi qasja është përfshirë si parakusht për përdorimin e të gjitha fondeve të FSIE.
  • Rishikimi i vendimeve për prioritetet e investimeve bazuar në hulumtimet e mëparshme dhe konsultimet me organizatat joqeveritare

 Rekomandime për bashkitë (për financim shtesë):

  • Investimi në burimet njerëzore me aftësitë e duhura për përgatitjen e aplikimeve të suksesshme për të përballuar mungesën e aftësive te duhura në procedurat e zbatimit të projekteve, procedurat e BE-së për aplikimin dhe menaxhimin e granteve.
  • Investimi i burimeve njerëzore me aftësitë e duhura gjuhësore (anglisht).
  • Rritja e ndërgjegjësimit për Programet e Bashkimit Europian në nivel lokal (nëpërmjet fushatave ndërgjegjësuese / informuese / promovuese, duke punuar në rrjedhën e informacionit ndërmjet strukturave përgjegjëse që menaxhojnë programet e Bashkimit Europian.
  • Bashkëpunimi me vendet e tjera të BE-së ose fqinjët duke rritur sfidën për krijimin e rrjeteve të shëndosha dhe aplikimin e suksesshëm.
  • Rritja e gamës së iniciativave si pikat kombëtare të kontaktit (PKK) (në nivel qendror ka bërë progres të konsiderueshëm, por ende mbetet i kufizuar mbulimi i gjerë kombëtar).
  • Investimet në kapitalin njerëzor - në pozita të rëndësishme menaxheriale dhe punonjës përgjegjës për komunikim me publikun / përfituesit - punëtorët socialë dhe edukimi financiar - çështje me rëndësi.

 

*ADRIAN ADAMSKI

Z. Adamski është diplomuar në Universitetin e Ekonomisë në Krakov. Ai është Shefi i Zyrës së ESF në Zyrën e Zhvillimit Rajonal (Rajoni Swiętokrzyskie në Poloni). Ai është anëtar i Grupit Punues Polak Nderinsituticional mbi Zbatimin e Fondeve Strukturore të BE-së, autor dhe menaxher i projektit për projekte të shumta ESF dhe skema të tjera të skemave të Granteve të financuara nga BE. Ai është Ambasador i rajonit për bashkëpunim ndërkombëtar (Projekti i Evropës Gjithëpërfshirëse);