Skip to main content

Stafi i BpE zhvilloi dy ditë takimesh intensive në Bashkinë Gjirokastër, me kryetarët e bashkive pjesë e këtij Qarku, anëtarë të Këshillit Bashkiak, organizatat e shoqërisë civile, drejtues të Njësive të Integrimit Evropian.

Menaxheri i projektit në Delegacionin e BE në Tiranë, Z. Orlando Fusco, Menaxher Programi për Qeverisjen e Mirë, ishte i pranishëm në takimet që u mikpritën prej kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Z. Flamur Golemi.

Diskutime të frytshme mbi çfarë kemi arritur dhe problematikat e shfaqura në fazën e parë, si dhe objektivat e fazës së dytë të projektit “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga “Bashkimi Evropian”.

Aktivitetet 2-ditore u zhvilluan në bashkëpunim me projektin BE për Bashkitë, me të cilin “Bashkitë për në Evropë” do të bashkëpunojë ngushtësisht në këtë fazë, me qëllimin e përbashkët fuqizimin e kapaciteteve të bashkive në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian.