Ekipi i BpE në takimin teknik të Rrjetit të “Horizon Europe”

  • Posted on: 12 May 2022
  • By: admin

Ekipi i Projektit “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, iu bashkua me kënaqesi Takimit Teknik të Rrjetit të Pikave Kombetare te Kontaktit (NCP) të Horizon Europe, organizuar nga Agjensia Kombetare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të Programit, nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në bashkëpunim me BpE. 
Ky rrjet i NCP-ve me koordinimin e AKKSHI-t, do të ndihmojnë për të rritur pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Horizon Europe”, gjatë të gjithë rrugëtimit për periudhën 2021-2027. 
Tashmë u hodhën hapat e para edhe për koordinimin e shpërndarjes së informacionit për thirrjet e programit në nivel vendor, por edhe mundësinë e aplikimeve të sa më shumë bashkive si përfitues, duke përfshirë Rrjetin e Njësive të Integrimit Evropian në nivel vendor, në të 61 bashkitë.