Dy projektet “BE për Bashkitë” dhe “Bashkitë për në Evropë”, vijojnë sesionet informuese në Elbasan

Projektet “BE për Bashkitë” dhe “Bashkitë për në Evropë 2.0”, të financuara nga Bashkimi Evropian kanë vazhduar në qytetin e Elbasanit, serinë e seancave informuese mbi Thirrjen e Dytë të Skemës së Granteve të “BE për Bashkitë”, ku kanë marrë pjesë stafet e Njësive të Integrimit Evropian, në bashkitë e rajonit të Shqipërisë së mesme.