BpE dhe ASPA, trainimet mbi rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit vijojnë në Vlorë

  • Posted on: 13 June 2022
  • By: admin

Në datat 9-10 qershor, “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, organizoi në bashkëpunim me ASPA sesionin e dytë të trainimeve mbi rolin e pushtetit vendor në procesin e integrimit evropian.
Sesionet e trainimeve me grupin e dytë të stafeve të Njësive të Integrimit Evropian u zhvilluan në qytetin e Vlorës.
Fillimisht, Drejtoresha e Trainimeve pranë ASPA, Znj. Adela Kuka foli mbi rëndësinë që ka roli i bashkive në këtë proces të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë, ashtu sikurse dhe rëndësinë që merr mbështetja për fuqizimin e kapaciteteve të bashkive.
Trainuesja Aida Gugu ka mbajtur prezantime në lidhje me politikat e Bashkimit Evropian, ndërkohë që eksperti i BE, Z. Babis Papaionnau ka ndarë përvojat përsa u përket politikave rinore në nivel vendor.
Duke patur parasysh faktin që një pjesë e të pranishmëve ishin stafe të reja të Njësive të Integrimit në bashkitë e tyre, një pjesë e hapësirë së trainimeve iu la prezantimit me shembuj konkretë të punës së Njësisë së Integrimit Evropian në Bashkinë Vlorë, nga Znj. Fabiola Deliaj, një prej drejtuesve më me eksperiencë të NJësive të Integrimit.