Skip to main content

Komiteti i Rajoneve është në favor të nisjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

BRUKSEL – Në 14 nëntor 2019, zgjerimi ishte në qendër të debatit të Komisionit për Nënshtetësinë, Qeverisjen, Çështjet Institucionale dhe Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit të Rajoneve. Ish Guvernatori i Salsburgut, Franz Schausberger, pjesëtar i Komitetit të Rajoneve të Salsburgut theksoi në kontributin e tij për këtë debat, se aktualisht ka një zhgënjim të madh në vendet që presin zgjerimin, për shkak se Këshilli nuk ndoqi rekomandimin e Komisionit Evropian, për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. 

BE duhet të shfaqet e besueshme kundrejt këtyre vendeve dhe, në fund të fundit, kjo nuk ka të bëjë me çështjen e anëtarësimit, por vetëm hapjen e negociatave për anëtarësimin, që eksperienca ka treguar se do të kërkojë shumë vite. Kështu që, Komiteti i Rajoneve duhet të bëjë gjithashtu një deklaratë të qartë për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Schausberger ishte i kënaqur të konstatonte se, në këtë frymë, u mor vendimi si më poshtë:

“Komiteti i Rajoneve është thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i Këshillit Europian i Tetorit 2019 për të shtyrë nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, edhe pse të dy këta vende kanë shfaqur një angazhim të vazhdueshëm në rrugën e tyre evropiane. Komiteti i Rajoneve paralajmëron se mungesa e një sinjali pozitiv për dy vendet kandidate mund të ketë pasoja negative në nivel rajonal dhe lokal, prandaj rekomandon që Këshilli ta adresojë këtë çështje përpara Samitit BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb, në maj të vitit 2020”.

Pozicioni dhe vendimi i Komisionit për Nënshtetësinë, Qeverisjen, Çështjet Institucionale dhe Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit të Rajoneve mbi negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u mbështet gjithashtu plotësisht nga Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn në një takim me Schausberger.