ASPA dhe Bashkitë për në Evropë nisin serine e trainimeve me Njësitë e Integrimit

  • Posted on: 22 November 2021
  • By: admin

Shkolla Shqiptare për Administratën Publike, në bashkëpunim me projektin “Bashkitë për në Evropë” ka nisur serinë e trainimeve në kuadër të programit të Integrimit Evropian në Nivel Vendor, me të 61 bashkitë e Shqipërisë.

Në datat 9-10 nëntor, u realizuan seancat e trainimit me grupin e specialistëve të rinj të Njësive të Integrimit Evropian. 

Specialistët e këtyre strukturave në bashkitë Berat, Fier, Himarë, Memaliaj, Kukës, Lushnje, Shijak, Mat, Lezhë, Kamëz, Roskovec, Kurbin, Vlorë, Tiranë janë trainuar për tema rolin dhe veprimtarinë si dhe strukturat e menaxhimit të njësive në nivel vendor, dhe komunikimin me publikun.